Njihu me të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve
Të paraburgosurit dhe të dënuarit për një vepër penale vazhdojnë të gëzojnë të gjithë liritë dhe të drejtat themelore të garantuara nga akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas. Informohuni nëpërmjet kësaj platforme mbi të drejtat e të paraburgosurve dhe të dënuarve dhe standardet evropiane që parashikojnë këto të drejta, si dhe ndani shqetësimin tuaj nëpërmjet rubrikës së dedikuar për Ankimim dhe nëpërmjet Forumit.
Institucione te Ekzekutimit te Vendimeve Penale
të dënuar gjithësej për vitin 2020
të dënuara femra për vitin 2020
të mitur të dënuar për vitin 2020
1. IEVP Elbasan
2. Kavaja
3. IEVP Fier
4. Institucioni i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve
5. Ali Demi (325)
6. Jordan Misja (313)
7. Mine Peza (302)
8. Vaqarr
9. Durrës
10. IEVP Peqin
11. Burrel
12. Kukës
13. Tropojë
14. Paraburgimi Berat
15. Krujë
16. Fushë-Krujë
17. IEVP Korçë
18. Lezhë
19. Vlorë
20. Tepelenë
21. Rrogozhinë
22. Lushnjë
23. Sarandë
24. Shkodër
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Për më shumë aksesoni linkun vijues:
http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&gj=gj1&kid=3
Burimi:Ministria e Drejtësisë, Vjetari Statistikor 2019. Për më shumë aksesoni linkun vijues:
https://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/VJETARI-STATISTIKOR-2019.pdf
Nxitja e standardeve Evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitete të qëndrueshme
Platforma përmban përmbledhje të parashikimeve dhe standarteve të legjislacionit evropian, duke përfshirë edhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe parashikimet në legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe liritë e personave të paraburgosur dhe të dënuar. Përveç prezantimit të informacionit mbi këto standarte dhe parashikimeve ligjore, platforma përmban një hapësirë të dedikuar e cila do të shërbejë jo vetëm si një burim informacioni ku do të shkëmbehen informacionet e nevojshme lidhur me çështje të ndryshme për këtë kategori por edhe si një kanal i vazhdueshëm komunikimi midis qytetarëve, OSHC-ve dhe institucioneve drejt përmbushjes së të drejtave të të paraburgosurve në përputhje me standardet evropiane.
Të drejtat e të dënuarve
dhe të paraburgosuve
LEGJISLACIONI SHQIPTAR DHE NDËRKOMBËTAR
FORUM / KANAL KOMUNIKIMI
Blog i dedikuar që do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, njohurive, pyetjeve të ndryshme dhe në të cilin do të zhvillohen diskutime për zgjidhjen e rasteve të caktuara. Kjo pjesë do të ofrojë mundësinë për diskutim midis OSHC-ve, ekspertëve dhe institucioneve për tema të ndryshme por edhe për raste specifike për të cilat kërkohet mbështetje dhe mendim ose gjithashtu për ndarjen e një historie, të hapur për diskutim.
Q&A
Si mund të aksesoj informacionin e mundësuar nëpërmjet kësaj platforme?
Platforma përmban përmbledhje të parashikimeve dhe standarteve të legjislacionit europian, praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe parashikimet në legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe liritë e personave të paraburgosur dhe të dënuar, të prezantuara në formën e artikujve të cilat të gjeni në rubrikën Të Drejtat Tua. Përveç prezantimit të informacionit mbi këto standarte dhe parashikimeve ligjore, platforma përmban një hapësirë të dedikuar e quajtur Forumi, e cila shërben jo vetëm si një burim informacioni ku do të shkëmbehen informacionet e nevojshme lidhur me çështje të ndryshme për këtë kategori por edhe si një kanal i vazhdueshëm komunikimi midis qytetarëve, OSHC-ve dhe institucioneve drejt përmbushjes së të drejtave të të paraburgosurve në përputhje me standardet evropiane.
Si mund të ndaj një shqetësim timin apo të një familjari në mënyrë private?
Ankimo është një hapsirë e veçantë e krijuar për personat të cilët duan të ndajnë një shqetësim të ndajnë një shqetësim të tyrin apo të ngrenë një problematikë, të dërgojnë materiale si foto, video që mund të shërbejnë si provë e shqetësimit të tyre dhe të marrin këshillim mbi rastin e tyre. Komunikimi për marrjen e këshillimit do të realizohet gjithashtu nëpërmjet email/telefonit si dhe garantohet mirëadministrimi i materialeve të dërguara dhe të dhënave personale.
Si mund të bëhem pjesë e forumit/ kanalit të komunikimit të parashikuar për ndarjen e eksperiencave dhe informimit?
Forumi/kanali i komunikimit ju mundëson të informoheni mbi tëma të ndryshme të trajtuara në këtë rubrikë nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve të cilët punojnë me të paraburgosur dhe të dënuar si dhe të lexoni komentet, të aksesoni informacionin e ndarë dhe çdo material tjetër pavarësisht nëse jeni rregjistuar apo jo në këtë forum. Për të ndarë ju një eksperiencë, për të adresuar pyetje apo për të lënë një koment mbi një tematikë të ngritur/ formuluar, ju duhet të rregjistroheni si anëtar i forumit dhe të krijoni profilin tuaj brenda forumit. Pas rregjistrimit i cili realizohet në mënyrë të thjeshtë ju keni të drejtë të shkruani në çdo kohë.
Si administrohen të dhënat e mia personale nëse rregjistrohem në forumin e këtij portal apo ndaj shqetësimin tim në këtë portal?
Të dhënat e subjekteve përdorues të kësaj platforme do të përdoren në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Platforma ”të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve” është ndërtuar nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.