Njihu me të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve

Të paraburgosurit dhe të dënuarit për një vepër penale vazhdojnë të gëzojnë të gjithë liritë dhe të drejtat themelore të garantuara nga akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas. Informohuni nëpërmjet kësaj platforme mbi të drejtat e të paraburgosurve dhe të dënuarve dhe standardet evropiane që parashikojnë këto të drejta, si dhe ndani shqetësimin tuaj nëpërmjet rubrikës së dedikuar për Ankimim dhe nëpërmjet Forumit.

Kliko imazhin

Kliko imazhin

Institucione te Ekzekutimit te Vendimeve Penale

të dënuar gjithësej për vitin 2020

të dënuara femra për vitin 2020

të mitur të dënuar për vitin 2020

Kliko imazhin

Institucione te Ekzekutimit te Vendimeve Penale

të dënuar gjithësej për vitin 2020

të dënuara femra për vitin 2020

Kliko imazhin

të mitur të dënuar për vitin 2020

Nxitja e standardeve Evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitete të qëndrueshme

Platforma përmban përmbledhje të parashikimeve dhe standarteve të legjislacionit evropian, duke përfshirë edhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe parashikimet në legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe liritë e personave të paraburgosur dhe të dënuar. Përveç prezantimit të informacionit mbi këto standarte dhe parashikimeve ligjore, platforma përmban një hapësirë të dedikuar e cila do të shërbejë jo vetëm si një burim informacioni ku do të shkëmbehen informacionet e nevojshme lidhur me​​ çështje të ndryshme për këtë kategori por edhe si një kanal i vazhdueshëm komunikimi midis qytetarëve, OSHC-ve dhe institucioneve drejt përmbushjes së të drejtave të të paraburgosurve në përputhje me standardet evropiane.

Të drejtat e të dënuarve

dhe të paraburgosuve

LEGJISLACIONI SHQIPTAR DHE NDËRKOMBËTAR

FORUM / KANAL KOMUNIKIMI

Blog i dedikuar që do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, njohurive, pyetjeve të ndryshme dhe në të cilin do të zhvillohen diskutime për zgjidhjen e rasteve të caktuara. Kjo pjesë do të ofrojë mundësinë për diskutim midis OSHC-ve, ekspertëve dhe institucioneve për tema të ndryshme por edhe për raste specifike për të cilat kërkohet mbështetje dhe mendim ose gjithashtu për ndarjen e një historie, të hapur për diskutim.

Kjo hapsirë ju mundëson të ndani një shqetësim apo problematikë në lidhje me respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe të paraburgosurve, për të cilat ju nevojitet konsultim, si dhe të dërgoni materiale si dokumenta, foto, video të rasteve të abuzimit apo të shkeljeve të të drejtave të këtyre personave. Ankimo mundëson komunikimin në mënyrë private (nëpërmjet email-it/Nr.telefonit) duke ruajtur të dhënat personale dhe të materialeve të dërguara.

* Të dhënat e personave të cilët do të përdorin këtë shërbim do të mbeten konfidenciale dhe do të aksesohen vetëm nga administratori i faqes.


    Q&A

    Si mund të aksesoj informacionin e mundësuar nëpërmjet kësaj platforme?

    Platforma përmban përmbledhje të parashikimeve dhe standarteve të legjislacionit europian, praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe parashikimet në legjislacionin shqiptar mbi të drejtat dhe liritë e personave të paraburgosur dhe të dënuar, të prezantuara në formën e artikujve të cilat të gjeni në rubrikën Të Drejtat Tua. Përveç prezantimit të informacionit mbi këto standarte dhe parashikimeve ligjore, platforma përmban një hapësirë të dedikuar e quajtur Forumi, e cila shërben jo vetëm si një burim informacioni ku do të shkëmbehen informacionet e nevojshme lidhur me​​ çështje të ndryshme për këtë kategori por edhe si një kanal i vazhdueshëm komunikimi midis qytetarëve, OSHC-ve dhe institucioneve drejt përmbushjes së të drejtave të të paraburgosurve në përputhje me standardet evropiane.

    Si mund të ndaj një shqetësim timin apo të një familjari në mënyrë private?

    Ankimo është një hapsirë e veçantë e krijuar për personat të cilët duan të ndajnë një shqetësim të ndajnë një shqetësim të tyrin apo të ngrenë një problematikë, të dërgojnë materiale si foto, video që mund të shërbejnë si provë e shqetësimit të tyre dhe të marrin këshillim mbi rastin e tyre. Komunikimi për marrjen e këshillimit do të realizohet gjithashtu nëpërmjet email/telefonit si dhe garantohet mirëadministrimi i materialeve të dërguara dhe të dhënave personale.

    Si mund të bëhem pjesë e forumit/ kanalit të komunikimit të parashikuar për ndarjen e eksperiencave dhe informimit?

    Forumi/kanali i komunikimit ju mundëson të informoheni mbi tëma të ndryshme të trajtuara në këtë rubrikë nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile apo përfaqësues të institucioneve të cilët punojnë me të paraburgosur dhe të dënuar si dhe të lexoni komentet, të aksesoni informacionin e ndarë dhe çdo material tjetër pavarësisht nëse jeni rregjistuar apo jo në këtë forum. Për të ndarë ju një eksperiencë, për të adresuar pyetje apo për të lënë një koment mbi një tematikë të ngritur/ formuluar, ju duhet të rregjistroheni si anëtar i forumit dhe të krijoni profilin tuaj brenda forumit. Pas rregjistrimit i cili realizohet në mënyrë të thjeshtë ju keni të drejtë të shkruani në çdo kohë.

    Si administrohen të dhënat e mia personale nëse rregjistrohem në forumin e këtij portal apo ndaj shqetësimin tim në këtë portal?

    Të dhënat e subjekteve përdorues të kësaj platforme do të përdoren në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Platforma ”të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve” është ndërtuar nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.