Ankimo/ Ndaj shqetësimin tuaj


    ,Kjo hapsirë ju mundëson të ndani një shqetësim apo problematikë në lidhje me respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe të paraburgosurve, për të cilat ju nevojitet konsultim, si dhe të dërgoni materiale si dokumenta, foto, video të rasteve të abuzimit apo të shkeljeve të të drejtave të këtyre personave. Ankimo mundëson komunikimin në mënyrë private (nëpërmjet email-it/Nr.telefonit) duke ruajtur të dhënat personale dhe të materialeve të dërguara.

    Platforma ”të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve” është ndërtuar nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Evropiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.