Edukimi dhe trajnimi professional i te denuarve

Edukimi dhe trajnimi profesional i të dënuarve dhe të paraburgosurve

Sipas konventave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, të burgosurit gëzojnë të drejtën për arsim njësoj si qytetarët e tjerë. Për më tepër, sigurimi i mundësive për të mësuar në burgje paraqet një varg përfitimesh të mundshme për të burgosurin dhe shoqërinë.

Arsimi dhe trajnimi mund të zvogëlojnë kostot sociale të krimit. Ato përfaqësojnë një nga mjetet kryesore që ndihmojnë për të mbështetur rehabilitimin e një të burgosuri dhe riintegrimin e tij/saj në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Trajnimi në lëndë profesionale mund të ndihmojë në rritjen e mundësive të punësimit, faktor i cili mendohet të jetë një nga kryesorët që ulin gjasat e një i burgosuri të kryejë përsëri një krim.[i]

E drejta për arsim parashikohet në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si një e drejtë që nuk mund t’i mohohet askujt, ndërsa në Kartën Sociale Evropiane (të rishikuar) parashikohet e drejta për aftësim profesional.[i] Në vijim trajtohen standartet evropiane dhe të legjislacionit tonë lidhur me të drejtën për arsim të të dënuarve.

Në kuadër të standarteve të legjislacionit shqiptar përmendim disa prejt tyre të vendosura nga Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[ii], i cili parashikon shprehimisht se trajtimi i të burgosurit synon rehabilitimin për riintegrimin e tij në jetën familjare, shoqërore dhe ekonomike.[iii] Në mënyrë të përmbledhur, disa standarte të parashikuara në këtë ligj për çështjen që kemi në analizë, paraqiten në vijim:[iv]

  • Për të burgosurit e mitur hartohet një program i veçantë përfshirjeje në veprimtari kulturore, krijuese e sportive, në bashkëpunim me të miturin.
  • Të burgosurit me aftësi të kufizuara i sigurohen programe trajnuese ripërtëritëse, çlodhëse, kulturore e sportive, që sigurojnë përshtatjen e arsyeshme.

Këshilli i Evropës ka aprovuar gjithashtu një numër rekomandimesh që lidhen posaçërisht me të burgosurit për Shtetet Anëtare të BE-së, siç janë: parashikimet në Rregullat Evropiane të Burgjeve[i],  si dhe në Rekomandimin Nr. R(89)12 mbi Edukimin në Burg[ii]. Disa nga standartet e parashikuara në këto dy akte të Këshllit të Evropës janë: [iii]

  • të gjithë të dënuarit duhet të edukohen dhe kjo duhet të realizohet nëpërmjet klasave mësimore, edukimit professional, aktiviteteve kulturore dhe krijuese, sporteve e edukimit fizik, edukimit social dhe shërbimit bibliotekar;
  • çdo burg duhet të përpiqet t’u sigurojë të gjithë të burgosurve qasje në programe arsimore që janë sa më gjithëpërfshirëse të mundshme dhe që plotësojnë nevojat e tyre individuale duke marrë parasysh aspiratat e tyre;

  •  çdo institucion duhet të ketë një bibliotekë për përdorimin e të gjithë të burgosurve, të pajisur në mënyrë adekuate me një gamë të gjerë të burimeve rekreative dhe arsimore, librave dhe mediave të tjera. Kur është e mundur, biblioteka e burgut duhet të organizohet në bashkëpunim me shërbimet e bibliotekës në komunitet;
  • duhen konsideruar me prioritet dhe t’u kushtohet rëndësi e veçantë:
    • të burgosurve me nevoja për shkrim dhe lexim,
    • të burgosurve të rinj,
    • atyre me nevoja të veçanta dhe
    • atyre që kanë mungesë të arsimit bazë ose professional;

Për aq sa është e mundur, arsimimi i të burgosurve duhet: (a) të jetë i integruar me sistemin e formimit arsimor dhe profesional të vendit në mënyrë që pas lirimit të tyre të mund të vazhdojnë arsimimin dhe aftësimin profesional pa vështirësi; (b) të zhvillohet nën kujdesin e institucioneve të jashtme arsimore;

    • edukimi në burg duhet të ketë qëllim zhvillimin e personit në tërësi duke e ndërgjegjësuar për gjendjen e tij social-ekonomike dhe kulturore dhe duhet të bëhet çdo përpjekje për të inkurajuar të burgosurit të marrin pjesë aktivisht në të gjitha aspektet e edukimit.

GJEDNJ (Gjykata Europiane të të Drejtave të Njeriut), në jurisprudencën e saj, për çështjet e standarteve të lidhura me edukimin dhe trajnimin profesional të të burgosurve ka mbajtur qëndrimet vijuese:[i]

  • E drejta për arsim e parashikuar në nenin 2 të Protokollit Nr.1 të KEDNJ nuk u vendos shteteve detyrimin pozitiv për të ofruar/siguruar arsim në burg në çfarëdolloj rrethane, por, aty ku kjo gjë është e mundur, marrja e shërbimit arsimor nuk duhet të jetë subjekt kufizimesh arbitrare dhe të paarsyeshme.[ii]

Referenca

[1] Jo Haëley’, Ilona Murphy dhe Manuel Souto-Otero- “Prison Education and Training in Europe – Current State-of-Play and Challenges”,2013, link: http://www.antoniocasella.eu/nume/Haëley_UE_education_may13.pdf, aksesuar me 13.04.2021.

[1] Protokolli 1, neni 2 i KEDNJ; Neni 10 i Kartës Sociale Europiane (e rishikuar).

[1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[1] Ligji Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, neni 12(1).

[1] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, nenet 12 dhe 45.

[1] Sipas parashikimeve të nenit 45 të ligjit Nr. 81/2020: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nxisin përfitimin, njohjen dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale, si dhe kryerjen dhe lehtësimin e ndjekjes së kurseve profesionale duke përdorur kurset me kohë të pjesshme. Arsimi dhe trajnimi profesional i të burgosurit zhvillohet nën vëzhgimin e institucioneve të jashtme arsimore dhe të formimit professional.

[1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[1] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

http://www.dpbsh.gov.al/neëëeb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

[1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Nr. R(89)12 të Keshillit te Europes mbi Edukimin ne burgje, të cilin mund ta gjeni në variantin në annglisht në linkun:

https://www.epea.org/council-of-europe-recommendations-on-education-in-prison/.

[1] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve [https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25] dhe Rekomandimin Nr. R(89)12 të Keshillit te Europes mbi Edukimin ne burgje [https://www.epea.org/council-of-europe-recommendations-on-education-in-prison/].

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

[1] Shih po aty: Në çështjen Velyo Velev k. Bullgarisë (2014), GJEDNJ shqyrtoi ankesën e një të paraburgosuri për qasje në institucionin ekzistues arsimor në burg, e cila u refuzua me arsyetimin se ishte e hapur vetëm për të burgosurit e dënuar. Qeveria ishte mbështetur në tre arsye të ndryshme për të justifikuar përjashtimin e aplikantit nga shkolla. Argumenti i parë i paraqitur ishte se konsiderohej e papërshtatshme që aplikanti të shkonte në shkollë me të burgosur të dënuar. Në lidhje me këtë argument Gjykata vërejti që ankuesi nuk kishte ndonjë kundërshtim dhe nuk kishte asnjë provë që të tregonte se të burgosurit e paraburgosur do të dëmtoheshin duke ndjekur shkollën me të burgosurit e dënuar. Ndërkohë, referuar argumentit të dytë mbi pasigurinë e kohëzgjatjes së paraburgimit, Gjykata nuk e konsideroi si një justifikim të vlefshëm për përjashtimin nga objektet arsimore. Së fundmi, në lidhje me argumentin e tretë të Qeverisë se kërkuesi rrezikonte të dënohej si përsëritës, kështu që nuk do të ishte në interesin e të burgosurve jo-përsëritës të ndiqnin shkollën me të, Gjykata rikujtoi që kërkuesi kishte të drejtë në prezumimin e pafajësisë dhe kështu nuk mund të klasifikohej si përsëritës. Në dritën e këtyre konsideratave, dhe duke njohur interesin e padyshimtë të aplikantit për të përfunduar arsimin e tij të mesëm, Gjykata gjeti që refuzimi për ta regjistruar atë në shkollën e burgut nuk ishte parashikuar mjaftueshëm, nuk kishte ndjekur një qëllim të ligjshëm dhe nuk ishte proporcional me atë qëllim. (…) Në çështjen e Mehmet Reşit Arslan dhe Orhan Bingöl k. Turqisë (2019), Gjykata trajtoi një situatë kur dy të burgosur të dënuar paraqitën pranë autoriteteve të burgut një kërkesë për të përdorur materiale audio-vizuale, kompjuterë dhe pajisje elektronike me qëllim të përgatitjes për pranim në universitet ose ndjekjen e arsimit të tyre të lartë. Ligji i brendshëm lejoi të burgosurit e dënuar të vazhdojnë studimet e tyre në burg për aq sa është e mundur në funksion të burimeve të burgut. Ai gjithashtu autorizoi përdorimin e burimeve të trajnimit audio-vizual dhe kompjuterëve, me akses në Internet, nën mbikëqyrje në dhomat e caktuara për atë qëllim nga autoritetet e burgut në kontekstin e programeve të rehabilitimit ose kurseve të trajnimit. Kjo mundësi përbënte një mjet të domosdoshëm material për të siguruar ushtrimin e vërtetë të së drejtës për arsimim, pasi u mundësoi të burgosurve të përgatiteshin për provime për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë dhe potencialisht të vazhdonin studimet e tyre. Në këto rrethana, Gjykata konstatoi se kërkesa e kërkuesit ishte brenda objektit të Nenit 2 të Protokollit Nr. 1.

Kjo platformë është përgaditur nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme” i cili financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.