Kontakti me botën e jashme të paraburgosur dhe personave të dënuar me heqje lirie.
Kontakti me botën e jashtme të të paraburgosurve dhe personave të dënuar me heqje lirie
Të paraburgosurit dhe të dënuarit gëzojnë të drejtën e respektimit të jetës private e familjare si e drejtë themelore; autoritetet përgjegjëse shtetërore kanë detyrimin pozitiv për t’ua mundësuar dhe kur është e nevojshme t’i asistojnë/ndihmojnë në realizimin e kësaj të drejte dhe mbajtjen e kontakteve me familjen e tyre.
Në këtë punim paraqiten të përmbledhura standartet e vendosura nga legjislacioni ynë dhe ai evropian për të drejtat e të paraburgosurve dhe të dënuarve për kontaktin e tyre me botën e jashtme të lidhura posaçërisht me:
- kontaktin me familjen dhe vizitat;
- informimin mbi çështjet familjare dhe sociale;
- të drejtën për t’u martuar.
Kontakti me familjen dhe vizitat
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë [I] dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) [II] garatojnë për çdo person:
- të drejtën për të gëzuar respekt të jetës private, familjare, banesës dhe korrespondencës.
- Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhët vetëm me ligj dhe në rastet kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike apo për parandalimin e krimit. [III]
Legjislacioni shqiptar parashikon që institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë ruajtjes, përmirësimit ose rivendosjes së lidhjeve të të burgosurit me familjen. Në këtë drejtim, ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[IV] dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve [V] parashikojnë standartet vijuese: [VI]
- të burgosurit kanë të drejtë të takohen 4 herë në muaj me familjarët, të afërmit dhe miqtë e tyre, ndërsa për të miturit dyfishohet kjo e drejtë me takime 8 herë në muaj;
- kohëzgjatja e takimeve është të paktën 1 (një) orë; takimet e zgjatura lejohen deri në 5 (pesë) orë për të dënuarit e martuar ose bashkëjetues;
- në burgjet e sigurisë së lartë, në raste të veçanta mund të zbatohet një regjim i posaçëm i ushtrimit të të drejtave për të dënuarit, i cili, ndër të tjera konsiston në takimin një herë në muaj me anëtarët e familjes; [VII]
- në çdo takim, lejohen fëmijët e mitur dhe tre persona madhorë;
- kohëzgjatja e takimeve është të paktën 1 (një) orë; takimet e zgjatura lejohen deri në 5 (pesë) orë për të dënuarit e martuar ose bashkëjetues;
- të paraburgosurit dhe të dënuarit i lejohet 8 herë në muaj biseda telefonike me familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij, ndërsa për të dënuarit e mitur dhe gra lejohet 16 herë në muaj;
- për të paraburgosurit dhe burgosurit që nuk kanë mjete financiare, biseda telefonike i lejohet një herë në muaj deri në 5 minuta me shpenzimet e institucionit.
Disa nga standarte për të drejtat e të burgosurve për kontaktin e tyre me familjen dhe vizitat të parashikuara në Rregullat Evropiane të Burgjeve [VIII] paraqiten të përmbledhura në vijim: [IX]
- të burgosurit duhet të lejohen të komunikojnë sa më shpesh të jetë e mundur me anë të letrave, telefonit ose formave të tjera të komunikimit me familjet e tyre, persona të tjerë dhe përfaqësues të organizatave të jashtme dhe të marrin vizita nga këta persona;
- komunikimi dhe vizitat mund të jenë subjekt i kufizimeve dhe monitorimit të nevojshëm – të urdhëruara nga gjykata – për kërkesat e vazhdimit të hetimeve penale, mirëmbajtjen e rendit, sigurinë, parandalimin e veprave penale dhe mbrojtjen e viktimave të krimit;
- marrëveshjet për vizitat duhet të jenë të tilla që të lejojnë të burgosurit të mbajnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet familjare në një mënyrë sa më normale;
- autoritetet e burgut duhet të ndihmojnë të burgosurit në mbajtjen e kontakteve të përshtatshme me botën e jashtme.
GJEDNJ, përmes jurisprudencës së saj, ka mbajtur këto qëndrime: [X]
- çdo ndërhyrje në të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare duhet të jetë e justifikueshme në raport me kufizimet e parashikuara në nenin 8 paragrafi 2 [XI] të KEDNJ. Në veçanti, çdo ligj mbi të cilin bazohen kufizimet në vizitat familjare duhet të plotësojë kërkesën e “cilësisë së ligjit” sipas nenit 8;
- vendosja e disa kufizimeve të ndryshme afatgjata dhe të ashpra në mundësinë e kërkuesit për të marrë vizita në burg, si dhe dështimi i regjimit të vizitave në burg është në kundërshtim me nenin 8 të Konventës , për shkak të përparësisë që i duhet dhënë parimit të proporcionalitetit dhe nevojës për rehabilitim dhe ri-integrim të të burgosurve me dënim të gjatë. [XII]
Informimi mbi çështjet familjare dhe sociale
Neni 8 i KEDNJ, që parashikon të drejtën për respektimin e të drejtës private dhe familjare, nuk i garanton një personi të ndaluar një të drejtë të pakushtëzuar për të vizituar një të afërm të sëmurë ose për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi; u takon autoriteteve vendase të vlerësojnë secilën kërkesë për meritat e saj. [XIII]
Të burgosurit duhet t’i komunikohet menjëherë nga institucioni çdo informacion i marrë për vdekjen ose sëmundjen e rëndë të ndonjë të afërmi. Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” [XIV] dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve [XV] parashikojnë në këto raste leje të veçantë për të dënuarit; veçoritë e lejes në të tilla raste janë: [XVI]
- jepet me kohëzgjatje deri në 48 orë dhe bëhet me shoqërim vetëm gjatë ditës;
- vetëm për rastet e sëmundjeve të rënda, mund të zgjatet me kërkesë të të dënuarit edhe 24 orë të tjera me miratimin e drejtorit të institucionit të vuajtjes së dënimit (për të paraburgosurin duhet miratimi paraprak i prokurorit):
- kjo leje e veçantë jepet per raste sëmundjesh të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes së të paraburgosurit apo të dënuarit dhe kërkesa për leje duhet të shoqërohet me raportin mjekësor të familjarit të sëmurë ku vërtetohet gjendja e rëndë shëndetësore e tij;
- mund të jepet edhe në rastet te ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit;
- periudha e lejes përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
Të drejta të tjera të parashikuara për të dënuarin/paraburgosurin në raport me familjen dhe informimin për çështjet familjare përmenden të përmbledhura në vijim:[XVII]
- i burgosuri ka të drejtë të informojë menjëherë anëtarët e familjes për futjen e tij në institucion ose kur transferohet prej tij. Me pëlqim të të burgosurit, komunikimi mund të bëhet edhe nga personeli i institucionit;
- institucioni njofton menjëherë anëtarët e familjes në rast vdekjeje, sëmundjeje të rëndë fizike ose psikike, plagosje të rëndë të një të burgosuri ose transferimin e tij në qendrën spitalore të burgjeve.
Disa nga standartet për të drejtat e të burgosurve për informimin e tyre mbi çështjet familjare dhe sociale të parashikuara në Rregullat Evropiane të Burgjeve [XIX] paraqiten të përmbledhura në vijim: [X]
- të burgosurit duhet të lejohen të kenë mundësi të informohen rregullisht për çështjet publike (duke u regjistruar dhe lexuar gazeta, revista periodike dhe botime të tjera dhe duke dëgjuar transmetime në radio ose television), përveç nëse ekziston një ndalim specifik për një periudhë të caktuar nga një autoritet gjyqësor në një çështje individuale;
- autoritetet e burgut duhet të sigurojnë që të burgosurit të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhje, referendume dhe në aspekte të tjera të jetës publike, për aq sa e drejta e tyre për ta bërë këtë nuk është e kufizuar nga ligji kombëtar;
- të burgosurit duhet të lejohen të informojnë familjet e tyre menjëherë për burgosjen ose transferimin e tyre në një institucion tjetër dhe për çdo sëmundje të rëndë ose dëmtim që mund të pësojnë. Pas pranimit të një të burgosuri në burg, vdekjes ose sëmundjes së rëndë, ose plagosjes së rëndë të një të burgosuri, ose transferimit të një të burgosuri në një spital, autoritetet duhet të informojnë menjëherë (përveç nëse i burgosuri u ka kërkuar atyre të mos e bëjnë këtë) bashkëshortin/en ose partnerin/en e të burgosurit, ose, nëse i burgosuri është beqar, i afërmi më i afërt dhe çdo person tjetër i caktuar më parë nga i burgosuri;
- të burgosurit duhet t’i komunikohet menjëherë nga institucioni çdo informacion i marrë për vdekjen ose sëmundjen e rëndë të ndonjë të afërmi;
- kurdoherë që e lejojnë rrethanat, i burgosuri duhet të lejohet të largohet nga burgu (i shoqëruar me eskortë ose vetëm) për të vizituar një të afërm të sëmurë, për të marrë pjesë në një funeral ose për arsye të tjera njerëzore;
- të burgosurit i lejohet të komunikojë me median përveç nëse ka arsye bindëse për ta ndaluar këtë për ruajtjen e sigurisë, në interes të publikut ose për të mbrojtur integritetin e viktimave, të burgosurve të tjerë ose personelit.
Në këtë drejtim, GJEDNJ, përmes jurisprudencës së saj, është shprehur se: [XXI]
E drejta për t’u martuar
Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” [XXII] parashikon të drejtat dhe standartet vijuese: [XXIII]
- Në çdo institucion krijohet komisioni i pritjes për të pranuar të burgosurit e sapoardhur, i cili informon të burgosurin në një gjuhë të kuptueshme për:
- të drejtat dhe detyrimet e tij;
- të drejtat e tij për këshillim e ndihmë juridike të garantuar nga shteti;
- rregullat e procedurat e paraqitjes së kërkesave dhe ankesave;
- rregulloren e institucionit.
Gjithë informacionin e mësipërm, i burgosuri ka të drejtë që ta ketë edhe në formë të shkruar. Të burgosurve të huaj, personave pa shtetësi ose që u përkasin pakicave kombëtare, ky informacion u sigurohet në formë verbale dhe të shkruar në gjuhën që e kuptojnë apo në gjuhë shenjash për personat me aftësi të kufizuar në të folur apo dëgjuar.
- I burgosuri, pas pranimit në institucion, i nënshtrohet një vizite ekzaminuese dhe interviste mjekësore nga ana e mjekut të institucionit për njohjen e gjendjes shëndetësore fizike dhe psikologjike, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse në institucion, vetëvrasjeve, si dhe regjistrimin e shenjave të dëmtimeve fizike, që janë shkaktuar jashtë institucionit në kohën e kontrollit.
Referenca
[I] Nenet 36, 37 dhe 53 të Kushtetutës së RSH (lIgj nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar); aksesuar në:
https://qbz.gov.al/preview/635d44bd-96ee-4bc5-8d93-d928cf6f2abd.
[II] Neni 8 i KEDNJ. Tekstin në gjuhën shqipe të KEDNJ mund ta gjeni në linkun vijues:
https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf.
[III] Neni 8 i KEDNJ. Tekstin në gjuhën shqipe të KEDNJ mund ta gjeni në linkun vijues:
https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf.
[IV] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:
https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.
[V] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:
http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.
[VI] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, nenet 17 dhe 49; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, nenet 40-42.
[VII] Për informacion më të detajuar shih nenin 17 të ligjit nr. 81/2020.
[VIII] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.
[IX] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 24.1-24.5.
https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.
[X] Neni 8 paragrafi 2 i KEDNJ parashikon se: “Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte përveç asaj që është në përputhje me ligjin dhe është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike në interes të kombëtar sigurinë, sigurinë publike ose mirëqenien ekonomike të vendit, për parandalimin e çrregullimeve ose krimi, për mbrojtjen e shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerët.”
[XI] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:
https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.
[XII] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:
http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.
[XIII] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, nenet 48(5) dhe 73; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, nenet 50 dhe 53.
[XIX] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 48.
[XX] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.
[XXI] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 24.6-24.12.
https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.
[XXII] Vëzhgimi i Gjykatës është i kufizuar në shqyrtimin e masave të kundërshtuara në kontekstin e të drejtave të Konventës së aplikantit, duke marrë parasysh kufirin e vlerësimit të lënë Shteteve Kontraktuese. Në të njëjtën kohë Gjykata theksoi që edhe nëse një i paraburgosur, nga vetë natyra e situatës së tij, duhet t’i nënshtrohet kufizimeve të ndryshme të të drejtave dhe lirive të tij, çdo kufizim i tillë duhet të jetë megjithatë i justifikueshëm, siç është e nevojshme në një shoqëri demokratike. (…)
Në shqyrtimin e çeshtjes Guimon v. France, Gjykata Europiane nuk gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në lidhje me refuzimin për t’i lejuar një të burgosure të dënuar për vepra terroriste të linte burgun nën shoqërim për të marrë pjesë në funeralin e babait të saj. Gjykata, në vendimin e saj mbajti në konsideratë: (a) profilin kriminal të kërkueses – ajo po vuante disa dënime me burg për veprime terroriste dhe vazhdonte të pohonte anëtarësimin e saj në ETA; (b) shoqërimi do të duhej të ishte organizuar për një distancë prej gati 650 km dhe rregullat e shoqërimit duhej të ishin veçanërisht të forta; (c) koha në dispozicion për shqyrtimin e kërkesës, pasi të ishte dhënë leja përfundimtare për t’u larguar nën përcjellje, kishte qenë e pamjaftueshme për të rregulluar një shoqërim që përfshin oficerë të trajnuar posaçërisht në transferimin dhe mbikëqyrjen e një të burgosuri të dënuar për vepra terroriste dhe për të organizuar inspektimin paraprak të ambjenteve; (d) aplikanti kishte pasur vizita të rregullta nga anëtarët e familjes dhe miqtë; (e) autoritetet gjyqësore kishin kryer një ushtrim balancues midis interesave në fjalë, përkatësisht, të drejtës së kërkueses për të respektuar jetën e saj familjare nga njëra anë dhe sigurisë publike dhe parandalimin e çrregullimit dhe krimit nga ana tjetër [marrë po aty, fq.23-24].
[XXIII] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:
https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.
[XXIV] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:
http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.
[XXV] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 76(1); Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, neni 48(2).
https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.
[XXVI] Për sa i përket vizitave bashkëshortore, në çështjen Dickson k. Mbretërisë së Bashkuar, GJEDNJ iu referua faktit se më shumë se gjysma e shteteve kontraktuese lejojnë vizita bashkëshortore për të burgosurit, duke iu nënshtruar një shumëllojshmërie kufizimesh. Pavarësisht se shtetet kontraktuese mund të gëzojnë një marrzh të gjerë vlerësimi në përcaktimin e hapave që duhen ndërmarrë për të siguruar pajtueshmërinë me Konventën duke marrë parasysh nevojat dhe burimet e komunitetit dhe të individëve, GJEDNJ vlerëson se çështja e vizitave bashkëshortore padyshim bie brenda fushës së Nenit 8 dhe kufizime të ndryshme në këtë drejtim mund të ngrenë një çështje të diskriminimit sipas Nenit 14 të Konventës [marrë po aty, fq.23].
Kjo platformë është përgaditur nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme” i cili financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.