Punësimi i personave të dënuar me heqje lirie

Punësimi i personave të dënuar me heqje lirie

Punësimi i të burgosurve është një fazë shumë e rëndësishme për rehabilitimin e të dënuarve, për të zhvilluar një rutinë të përditshme si dhe për të rritur vetëbesimin dhe mbojtur dinjitetin e tyre. Gjithashtu, puna dhe aftësimi profesional që mund të marrin nga puna të burgosurit, i ndihmon ata të zhvillojnë motivimin, autonominë dhe përgjegjësinë për të kontrolluar jetën e tyre përtej rrethanave në të cilat ndodhen.

Këtu do të trajtojmë të përmbledhura standartet e legjislacionit tonë dhe atij evropian (në kuadër të Këshillit të Evropës dhe/ose Bashkimit Evropian) që lidhen me punësimin e personave të dënuar me heqje lirie e në mënyrë specifike me:

  1. të drejtën e personave të dënuar për punësim,
  2. organizimin dhe sigurinë e punës në burg,
  3. shpërblimin për punën e kryer në burg.

E drejta e të dënuarve për punësim

Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ)[i] parashikon shprehimisht ndalimin e skllavërisë ose punës së detyruar:[ii]

  • askush nuk duhet të kryejë një punë me dhunë ose të detyrueshme;
  • termi “punë e detyruar apo e detyrueshme” sipas këtij parashikimi nuk përfshin punën që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar ose gjatë lirimit të tij me kusht.

Të njëjtën garanci paraqet edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 26 të saj. Gjithashtu, Karta Sociale Evropiane (e rishikuar) përcakton të drejtën për të punuar, për kushte të drejta pune, për siguri dhe mbrojtje të shëndetit, si dhe për një shpërblim të drejtë.

Disa nga të drejtat e parashikuara në ligjin “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[iii] janë:[iv]

  • I burgosuri i aftë për punë ka të drejtë të kryejë një punë të denjë dhe të zgjedhur prej tij.
    • Të paraburgosurit apo të dënuarit që kanë probleme të shëndetit mendor mund të punësohen, kur kjo i shërben qëllimeve terapeutike.
  • Ndalohet puna e detyruar ose si formë e dënimit disiplinor.
  • Të burgosurit gëzojnë të drejtën e një shpërblimi të drejtë për punën që bëjnë.

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës që kryhet nga i burgosuri duhet të jetë në përputhje me gjendjen shëndetësore, njohuritë dhe aftësitë për punë, formimin profesional, karakteristikat e veçanta të personalitetit, si dhe me perspektivën e riintegrimit të tij në shoqëri.
  • Punësimi jashtë institucionit i të dënuarve mund të lejohet nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve me propozimin e drejtorit të institucionit në rastet kur nuk cenohen nevojat e sigurisë dhe e lejon vlerësimi i rrezikshmërisë së të dënuarit.
    • Kontrata e punësimit e lidhur me një të burgosur nuk duhet të tregojë se ai ose ajo është duke kryer dënimin.
    • Ndalohet punësimi jashtë institucionit i të burgosurit që është vendosur në institucionet e sigurisë së lartë.
  • Punësimi i të paraburgosurve jashtë institucionit mund të lejohet vetëm me vendim të prokurorit. Në çdo rast, dalja jashtë institucionit dhe kryerja e punës realizohen gjithmonë të shoqëruar nga personeli i institucionit dhe të ruajtur nga Policia e Burgjeve.
  • I burgosuri i mitur mund të punësohet vetëm nëse një gjë e tillë lehtëson edukimin profesional, punësimin e tij pas lirimit dhe nuk pengon arsimimin e tij

Rregullat Evropiane të Burgjeve[i], parashikojnë se puna në burg duhet të trajtohet si një element pozitiv i regjimit të burgut dhe nuk duhet të përdoret kurrë si dënim.[ii] Disa nga standartet e tjera të listuara aty janë:[iii]

  • Autoritetet e burgjeve duhet të përpiqen të sigurojnë punë të mjaftueshme të një natyre të dobishme.
    • Puna për të burgosurit jepet nga autoritetet e burgut ose në bashkëpunim me kontraktues privatë brenda ose jashtë burgut.
  • Puna e dhënë, për aq sa është e mundur, duhet të jetë e tillë sa të lejojë mbajtjen ose rritjen e mundësive të të burgosurve për të siguruar jetën në liri nëpërmjet punës.
  • Të burgosurit mund të përzgjedhin llojin e punësimit që dëshirojnë, brenda kufijve të asaj që është e disponueshme dhe kërkesave për të mbajtur rregullin dhe disiplinën.

Edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimet e saj thekson se puna në burg i shërben qëllimit kryesor të rehabilitimit dhe riintegrimit të të bugosurve.[iv]

Organizimi dhe siguria e punës në burg

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[i] parashikon standartet vijuese për organizimin dhe sigurinë e punës në burg:[ii]

  • Nëse të paraburgosurit zgjedhin të punojnë, ata u nënshtrohen kushteve të njëjta të punës me ato të parashikuara për të dënuarit me burgim.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës që kryhet nga i burgosuri duhet të jetë në përputhje me gjendjen shëndetësore, njohuritë dhe aftësitë për punë, formimin profesional, karakteristikat e veçanta të personalitetit, si dhe me perspektivën e riintegrimit të tij në shoqëri.
  • Të burgosurit i sigurohet ushqim i shëndetshëm dhe i mjaftueshëm, i përshtatshëm me natyrën e punës dhe nevojat e veçanta të tij.
    • Të burgosurve, që janë të punësuar në punë të rënda, u sigurohet ushqimi sipas rekomandimit të mjekut.

Rregullat Evropiane të Burgjeve[i] parashikojnë standartet vijuese në formën e rekomandimeve:[ii]

  • Në organizimin e punës në institucion dhe metodave të saj, autoritetet duhet të sigurohen që të ngjajnë sa më afër të jetë e mundur me organizimin apo metodat e punës së ngjashme në komunitet në mënyrë që të përgatiten të burgosurit për kushtet e jetës normale të punës.
  • Ndër të tjera autoritetet duhet të sigurojnë masat paraprake të shëndetit dhe sigurisë për të burgosurit në mënyrë që t’i mbrojnë ata në mënyrë të përshtatshme dhe nuk do të jenë më pak rigoroze sesa ato që zbatohen për punëtorët jashtë.
    • Në rast dëmtimesh të rënda, përfshirë dhe sëmundjet profesionale të të burgosurv, duhet të merren masa për t’i dëmshpërblyer ata në kushte jo më pak të favorshme sesa ato të parashikuara nga ligji kombëtar për punëtorët jashtë institucionit.
  • Të burgosurit duhet të kenë të paktën një ditë pushimi në javë dhe kohë të mjaftueshme për arsimim dhe veprimtari të tjera.

Shpërblimi për punën e kryer në burg

Lidhur me këtë, ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[i] parashikon se:[ii]

  • I burgosuri ka të drejtën e një shpërblimi mujor për punën e tij.
    • Shpërblimi për secilën kategori caktohet në vlerë të drejtë në proporcion me sasinë dhe cilësinë e punës së kryer dhe organizimin e punës që rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
  • I burgosuri ka të drejtë të disponojë lirshëm dyzet për qind të të ardhurave të fituara nga puna.

Rregullat Evropiane të Burgjeve[iii] parashikojnë standartet vijuese në formën e rekomandimeve përsa i përket shpërblimit për punën e kryer nga të burgosurit:[iv]

  • I dënuari ka të drejtë e një shpërblimi për punën e tij dhe ky shpërblim bëhet nëpërmjet një page të përcaktuar e cila synohet të jetë e drejtë.
  • Orët maksimale ditore dhe javore të punës së të burgosurve duhet të përcaktohen në përputhje me rregullat lokale ose zakonet që rregullojnë punësimin e punëtorëve të lirë
  • Interesat e të burgosurve në marrëdhënien e punës nuk duhet t’u nënshtrohen qëllimit të fitimit të industrive në institucion.
  • Duhet të inkurajohen të burgosurit dhe të paraburgosurit të të kursejnë një pjesë të fitimeve të tyre, të cilat do t’u dorëzohen atyre kur të lirohen dhe i lejon ata të shpenzojnë të paktën një pjesë të fitimeve të tyre në artikuj të miratuar për përdorimin e tyre dhe të ndajnë një pjesë të fitimeve të tyre për familjet e tyre.
  • Për aq sa është e mundur, të burgosurit që punojnë duhet të përfshihen në sistemet kombëtare të sigurimeve shoqërore.

Përsa i përket punësimit të të bugosurve dhe të paraburgosurve, GjEDNJ ankesat më të shpeshta i ka pasur për detyrimin për të kryer punë i dënuari që ka mbushur moshën e pleqërisë dhe ka vendosur se:[i]

  • Detyra e një të burgosuri për të vazhduar punën edhe pas moshës së pensionit mund të konsiderohet se përputhet me qëllimin e zvogëlimit të efekteve të dëmshme të burgimit. Puna e përshtatshme dhe e arsyeshme mund të ndihmojë në strukturimin e jetës së përditshme dhe ruajtjen e veprimtarisë së dobishme, qëllime që janë të rëndësishme për mirëqenien e një të burgosuri afatgjatë.

Referenca

[1] KEDNJ është ratifikuar nga RSH në Korrik 1996 (ligji ratifikues Nr. 8137, datë 31.7.1996, botuar në FZ. 20-1996, mund ta gjeni në linkun: http://www.pp.gov.al/web/ligji_ratifikues_i_kednj_790.pdf.) dhe ka hyrë në fuqi menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare. Tekstin në gjuhën shqipe të KEDNJ mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf.

[1] Për më tepër, shih: KEDNJ, neni 4.

[1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[1] Ligji Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, nenet 43 dhe 54.

[1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[1] Rregullat Evropiane të Burgjeve [Rekomandimi Rec (2006) 2 i Këshillit të Ministrave të KiE], pika 26.1.

[1] Po aty, pikat 26.2-26.6 dhe 26.9.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

[1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[1] Ligji Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, nenet 36 dhe 43.

[1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[1] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve [Rekomandimi Rec (2006) 2 i Këshillit të Ministrave të KiE], pikat 26.1-26.16.

[1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[1] Ligji Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, neni 44.

[1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[1] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve [Rekomandimi Rec (2006) 2 i Këshillit të Ministrave të KiE], pikat 26.1-26.16.

[1] Për më tepër shih: Council of Europe/European Court of Human Rights, 2021: Guide on the case law of the European Convention of Human Rights – Prisoner’s rights, faqe 66-67, link:

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

Lidhur me punësimin në burg pas moshës së pensionit, GjEDNJ, në Meier k. Zvicrës (2016), nuk e konsideroi që detyra e një të burgosuri për të kryer punën në burg pas moshës së pensionit të ishte “punë e detyruar ose e detyrueshme” por më tepër si një “pune e kërkuar për të bëhet në rrjedhën e zakonshme të ndalimit”, brenda kuptimit të nenit 4 § 3 (a) të Konventës.

Gjykata theksoi se detyra e një të burgosuri për të vazhduar punën edhe pas moshës së pensionit mund të konsiderohet se përputhet me qëllimin e zvogëlimit të efekteve të dëmshme të burgimit. Puna e përshtatshme dhe e arsyeshme mund të ndihmojë në strukturimin e jetës së përditshme dhe ruajtjen e veprimtarisë së dobishme, qëllime që janë të rëndësishme për mirëqenien e një të burgosuri afatgjatë. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, Rregullat Evropiane të Burgut nuk duhej interpretuar domosdoshmërisht se ndalon plotësisht shtetet anëtare të kërkojnë të burgosurit që kishin mbushur moshën e pensionit për të punuar.

(…).

Në lidhje me shpërblimin e të burgosurve dhe sigurimin shoqëror, në Stummer v. Austria [GC], Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut iu referua vendimit të Komisionit në Njëzet e Një Persona të Dënuar kundër Gjermanisë (1968), në të cilin aplikantët, duke u mbështetur në nenin 4, u ankuan se atyre iu ishte refuzuar shpërblimi i duhur për punën që duhej të kryenin gjatë ndalimit të tyre dhe se asnjë kontribut nën sistemin e sigurimeve shoqërore nuk ishte bërë për ta nga autoritetet e burgut. Komisioni e rrëzoi kërkesën e tyre duke u shprehur se ishte e pabazuar. Komisioni vuri në dukje se neni 4 nuk përmbante asnjë dispozitë në lidhje me shpërblimin e të burgosurve për punën e tyre. Për më tepër, Komisioni i referohej praktikës gjyqësore të saj, e cila kishte refuzuar si të papranueshme çdo kërkesë nga të burgosurit që pretendonin pagesa më të larta për punën e tyre ose që pretendonin të drejtën për t’u mbuluar nga sistemet e sigurimeve shoqërore.

Kjo platformë është përgaditur nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme” i cili financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.