Shërbimi mjekësor për të paraburgosurit dhe të dënuarit

Shërbimi mjekësor për të paraburgosurit dhe të dënuarit

Të burgosurit dhe paraburgosurit gëzojnë ndër të tjera dhe të drejtën e marrjes së një shërbimi mjekësor në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Kjo e drejtë nuk mund të shihet si një garanci më vete që u mundësohet kësaj kategorie, por përbën gjithashtu hallkën e zinxhirit për garantimin e të drejtës së jetës apo të drejtën për trajtim njerëzor dhe me dinjitet.

Mbrojtja e jetës dhe shëndetit të të burgosurve apo paraburgosurve shihet si një detyrim i shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse të burgjeve, të cilët duhet të marrin masat e duhura në mënyrë që të garantojnë dhe ofrojnë shërbimin e duhur shëndetësor.

Në këtë punim paraqiten në mënyrë të përmbledhur standartet e parashikuara kryesisht në legjislacionin shqiptar dhe atë evropian mbi të drejtën dhe garancitë që të paraburgosurit dhe të dënuarit gëzojnë në lidhje me shërbimet mjeksore. Punimi është i ndarë në tre pjesë të cilat trajtojnë përkatësisht:

  1. Standardet ligjore të parashikuara për shërbimin mjekësor në institucionet e vuajtjes së dënimit penal;
  2. Trajtimi i personave me çrregullime të shëndetit mendor;
  3. Praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) mbi shërbimin shërndetësor për të dënuarit dhe paraburgosurit.

Standardet ligjore të parashikuara për shërbimin mjekësor në institucionet e vuajtjes së dënimit penal

  1. Standardet ligjore të parashikuara për shërbimin mjekësor në institucionet e vuajtjes së dënimit penal

Çështjet që lidhen me trajtimin mjekësor të të burgosurve mund të ngrihen/pretendohen si shkelje të nenit 3 të KEDNJ[i], i cili parashikon ndalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues. Mosofrimi i shërbimit mjekësor apo vdekja në raste të dyshimta e të dënuarit apo të paraburgosurit mund të shihet gjithashtu, si cënim i të drejtës së jetës, e cila garantohet nga neni 2 i KEDNJ dhe neni 21 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Natyrshëm, duke marrë parasyshë faktin që të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në një pozitë vulnerabël, është detyrë e shtetit t’i mbrojë. Prandaj, nëse vdekja e një personi të paraburgosur apo të dënuar është e dyshimtë, atëherë lind njëkohësisht edhe dyshimi nëse shteti e ka përmbushur detyrën e tij për të garantuar jetën dhe shëndetin e këtyre personave.[ii]

Kodin e Procedurës Penale[iii] gjenden parashikimet vijuese:[iv]

  • personi i ndaluar apo i arrestuar ka të drejtë të marrë menjëherë përkujdesjen e nevojshme mjekësore;
  • për personat e ndaluar/arrestuar me çrregullime të shëndetit mendor:
    • në çdo rast kur gjendja mendore e të pandehurit tregon se ai duhet të kurohet gjykata, vendos, edhe kryesisht shtrimin e të pandehurit në një institucion psikiatrik;
    • kur është vendosur ose duhet vendosur masa mjekësore e detyrueshme për të pandehurin, gjykata urdhëron që i pandehuri të ruhet në një institucion psikiatrik;

gjatë hetimeve paraprake, prokurori i kërkon gjykatës të vendosë për shtrimin e të pandehurit në një institucion psikiatrik dhe kur vonesa paraqet rrezik, urdhëron shtrimin e përkohshëm deri në marrjen e vendimit nga gjykata.”

Pra, siç shihet edhe nga kjo dispozitë, të paraburgosurit apo të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor trajtohen në institucione mjekësore të posaçme jashtë sistemit të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale dhe në seksione të kujdesit të veçantë, brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Në kuadër të standarteve të trajtimit dhe kujdesit shëndetësor të parashikuara në ligjin “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[i] dhe Rregulloren e Përgjithshme e Burgjeve[ii] përmendim:[iii]

  • i burgosuri i nënshtrohet të njëjtit trajtim dhe kujdes shëndetësor që zbatohet për shoqërinë në përgjithësi;
  • shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor, pavarësisht nga refuzimi i mundshëm i marrjes së shërbimit shëndetësor nga ana e të burgosurit;
    • të burgosurit përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor duke qenë se përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë;

    në rast se rrezikohet jeta e të burgosurit, ai transferohet për mjekim në qendrën spitalore të burgjeve ose në institucionet e kujdesit shëndetësor rajonal;

    • i paraburgosuri apo i dënuari ka të drejtë të kryejë vizita mjekësore nga një mjek dhe/ose në një spital të zgjedhur prej të burgosurve;
      • vërejmë se kjo e drejtë nuk zbatohet për të burgosurit e vendosur në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë, me përjashtim të rasteve kur shërbimi i kërkuar nuk ofrohet nga shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe qendra spitalore e burgjeve;
    • i parabugosuri apo i që dyshohet ose ka sëmundje ngjitëse, izolohet menjëherë në mjedise të posaçme dhe trajtohet sipas standardeve të njëjta me personat e të njëjtës kategori jashtë institucionit;
    • shërbimi shëndetësor i përgjigjet çdo kërkese të të paraburgosurve dhe të dënuarve, që lidhet me shëndetin e tyre; gjithashtu, në mënyre periodike ushtron kryesisht kontrolle mjekësore për të parë gjendjen e përgjithshme (veçanërisht gjendjen psiqike) të të paraburgosurve e të dënuarve;
    • Trajtimi shëndetësor i të burgosurve përfshin kontroll të plotë për të përcaktuar nevojat e kujdesit shëndetësor parësor duke përfshirë, por pa u kufizuar në kontrollet për:
      • sëmundjet seksualisht të transmetueshme;
      • sëmundjet e lindura të gjakut;
      • kujdesin shëndetësor mendor;
      • çrregullimet posttraumatike;
      • rrezikun e vetëvrasjes ose të vetëdëmtimit;
      • historinë e shëndetit riprodhues;
      • praninë e varësisë të drogës;
      • abuzimin seksual dhe format e tjera të dhunës, që mund të ketë pësuar përpara pranimit në institucion.

    Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë:[i]

    1. parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve;
    2. furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor;
    3. profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse;
    4. sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve.

    Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve parashikon rregulla të posaçme për trajtimin e të dënuarve apo të paraburgosurve që shfaqin shenja të përdorimit të drogës, substancave psikotrope ose alkoolit, apo shenja të stresit, të cilët trajtohen sipas programeve shëndetësore dhe sociale që zbatohen në shoqërinë jashtë institucionit.[ii] [iii]

    • Në nivel europian, standardet për kujdesin shëndetësor i gjejmë në mënyrë të detajuar të parashikuara në Rregullat Evropiane të Burgjeve[i], të cilat parashikojnë dhe rregullojnë në mënyrë të detajuar kujdesin shëndetësor të të paraburgosurve dhe dënuarve duke përcaktuar rregulla mbi organizimin dhe stafin përgjegjës për ofrimin e këtij shërbimi: [ii]
      • autoritetet e burgut ruajnë shëndetin e të gjithë të burgosurve që janë nën kujdesin e tyre;
      • shërbimet mjekësore në burg duhet të organizohen në lidhje të ngushtë me administratën e përgjithshme shëndetësore të komunitetit ose të shtetit;
      • politika shëndetësore në burg duhet të integrohet dhe të jetë në përputhje me politikën shëndetësore kombëtare;
      • autoritetet e burgut duhet të garantojnë akses në shërbimin shëndetësor të të gjithë të paraburgosurve dhe dënuarve (pa diskriminim për shkak të situatës së tyre ligjore), të cilët duhet të marrin trajtimin e duhur mbi sëmundjet fizike, mendore apo problematika të tjera për të cilët vuajnë;
      • të burgosurit e sëmurë që kërkojnë trajtim të specializuar transferohen në institucione të specializuara ose në spitale civile, kur një trajtim i tillë nuk është i disponueshëm në burg;
      • çdo burg duhet të ketë shërbimet dhe mjetet e duhura mjekësore, si dhe të paktën një mjek të përgjithshëm të kualifikuar i cili vihet në dispozicion dhe pa vonesë në raste urgjence;
        • në rast se nuk ka një mjek me kohë të plotë duhet të sigurohet një mjek me kohë të pjesshme i cili kryen vizita rregullisht;
        • mjeku duhet të ekzaminojë çdo të burgosur sa më shpejt të jetë e mundur pas pranimit apo në rastet kur i burgosuri kërkohet të lirohet, përveç nëse kjo është dukshëm e panevojshme;
        • mjeku duhet, gjithashtu, të kujdeset për shëndetin fizik dhe mendor të të burgosurve dhe do të shohë të gjithë të burgosurit e sëmurë, të gjithë ata që raportojnë sëmundje ose lëndime, si dhe çdo të burgosur që kërkon vëmendje të veçantë.

       

    Trajtimi i personave me çrregullime të shëndetit mendor

    Kodin e Procedurës Penale[i] parashikon mundësinë e shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik për personin e arrestuar që rezulton se është i sëmurë mendërisht:[ii]

    • për personat të cilët janë arrestuar për një vepër penale dhe që rezulton se janë të sëmurë mendërisht dhe për këtë shkak përjashtohet ose pakësohet shumë zotësia e të kuptuarit ose e vullnetit, gjykata në vend të paraburgimit mund të urdhërojë shtrimin e përkohshëm në një institucion psikiatrik, duke caktuar masat e nevojshme për të parandaluar rrezikun e ikjes;
    • shtrimi nuk mund të vazhdojë kur rezulton se i pandehuri nuk është më i sëmurë mendërisht;
    • koha e shtrimit në institucionin psikiatrik llogaritet në caktimin e dënimit.
    • Sipas Ligjit për Shëndetin Mendor[i] të paraburgosurit apo të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor trajtohen në:[ii]
      1. a) institucione mjekësore të posaçme jashtë sistemit të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;
        • institucionet mjekësore të posaçme janë institucione që shërbejnë për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë kryer një vepër penale, për të cilët gjykata kompetente ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të të paraburgosurve apo të të dënuarve që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe për trajtimin e personave, për të cilët gjykata ka vendosur shtrimin e përkohshëm në një institucion mjekësor të posaçëm;

    Trajtimi i personave në institucionet mjekësore të posaçme është i njëjtë me trajtimin e pacientëve të tjerë me çrregullime të shëndetit mendor.

    1. seksione të kujdesit të veçantë, brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penal;
      • të dënuarit dhe te paraburgosurit që gjenden në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, gëzojnë të drejtën për trajtim të veçantë shëndetësor pranë këtyre institucioneve ose në Qendrën Spitalore të Burgjeve;
      • trajtimi dhe përkujdesja për shendetin mendor, ofrohet në mënyrë jodiskriminuese dhe sipas standardeve shëndetësore që zbatohen edhe për kategoritë e tjera të personave me çrregullime të shëndetit mendor.

    Të paraburgosurit dhe të burgosurit me çrregullime të shëndetit mendor, sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[i] trajtohen në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor. Në këtë mëyrë, të drejtat që gëzojnë personat me çrregullime të shëndetit mendor janë:

    • e drejta për trajtim të barabartë, pa diskriminim, duke respektuar integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor;
    • të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm kushtetues;
    • të drejtën të marrin shërbim shëndetësor të arritshëm dhe efikas në kushte të barabarta si të gjithë pacientët e tjerë;
    • të drejtën për trajtim dhe mbrojtje, bazuar në respekt të individualitetit dhe dinjitetit të tyre;
    • të drejtën për të pranuar ose jo ndërhyrjen e propozuar diagnostike e terapeutike, përveç rasteve të tjera të parashikuara në ligj;
    • të drejtën për të marrë informacionin e duhur për të drejtat e tyre, si dhe për të qenë pjesë e hartimit të planit individual të trajtimit;
    • të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga gabimi në trajtim ose keqtrajtimet e mundshme;
    • të drejtën për të kërkuar rishqyrtimin e shtrimit apo mjekimit të detyruar;
    • të drejtën për konfidencialitet mbi të dhënat, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore;
    • të drejtën për të mos u detyruar forcërisht të ekzaminohen nga pikëpamja mjekësore, me qëllim përcaktimin e një çrregullimi të shëndetit mendor të mundshëm, me përjashtim të rasteve dhe sipas procedurës së përshkruar në ligj;
    • të drejtën për t’u siguruar kushtet e përshtatshme jetësore, higjienike, të shqyerjes dhe sigurisë;
    • të drejtën për t’u ankuar për ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor.
    • personat që vuajnë nga sëmundje mendore dhe gjendja e shëndetit mendor të të cilëve është e papajtueshme me ndalimin në burg duhet të mbahen në një institucion të projektuar posaçërisht për këtë qëllim;
        • nëse personat e tillë, përjashtimisht, mbahen në burg, duhet të ketë rregullime të veçanta që marrin parasysh statusin dhe nevojat e tyre;
      • burgje ose seksione të specializuara nën kontrollin mjekësor duhet të jenë në dispozicion për vëzhgimin dhe trajtimin e të burgosurve që vuajnë nga çrregullime mendore ose anomali;
      • shërbimi mjekësor i burgjeve siguron trajtimin psikiatrik për të gjithë të burgosurit që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe i kushton vëmendje të veçantë parandalimit të vetëvrasjes.Ushtrimi i të drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor mund të kufizohet vetëm në rast se janë në përpjesëtim me gjendjen e diktuar shëndetësore dhe nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave.Rregullat Evropiane të Burgjeve[i] parashikojnë rregulla specifike për personat me çrregullime mendore duke vendosur kështu këto standarde: [ii]

    Praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut mbi shërbimin shëndetësor për të dënuarit dhe paraburgosurit

    GJEDNJ, përmes jurisprudencës së saj, ka mbajtur këto qëndrime: [i]

    • çështjet që lidhen me trajtimin mjekësor të të burgosurve mund të ngrihen/pretendohen si shkelje të nenit 3 të KEDNJ, i cili parashikon ndalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues:
      • mosofrimi i shërbimit mjekësor apo vdekja në raste të dyshimta e të dënuarit apo të paraburgosurit mund të shihet gjithashtu, si cënim i të drejtës së jetës, e cila garantohet nga neni 2 i KEDNJ;
      • duke marrë parasyshë faktin që të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në një pozitë vulnerabël, është detyrë e shtetit t’i mbrojë. Prandaj, nëse vdekja e një personi të paraburgosur apo të dënuar është e dyshimtë, atëherë lind njëkohësisht edhe dyshimi nëse shteti e ka përmbushur detyrën e tij për të garantuar jetën dhe shëndetin e këtyre personave;
    • autoritetet e burgut duhet t’i ofrojnë të burgosurit trajtimin që korrespondon me sëmundjen (sëmundjet) me të cilat është diagnostikuar ai. Në rast të mendimeve të ndryshme mjekësore për trajtimin e nevojshëm për të siguruar shëndetin e duhur të një të burgosuri, mund të jetë e nevojshme që autoritetet e burgut të marrin këshilla shtesë nga një ekspert mjekësor;
    • për rastet e kërkesave/nevojës për trajtim të specializur të të burgosurit në institucione të specializuara ose në spitale civile: refuzimi i autoriteteve për të lejuar dhënien e ndihmës së pavarur mjekësore të specializuar për një të burgosur që vuan nga një gjendje e rëndë mjekësore sipas kërkesës së tij, është një element që mund të vlersohet si papajtueshmëri e Shtetit me Nenin 3 të KEDNJ;[ii]
    • në kontekstin e kujdesit shëndetësor në burg, Gjykata i kushton gjithashtu një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave mjekësore të të burgosurve:
      • mbrojtja e të dhënave personale, jo më pak e të dhënave mjekësore, ka rëndësi themelore për gëzimin nga një person i të drejtës së tij/saj për respektimin e jetës private dhe familjare siç garantohet nga neni 8 i Konventës.
      • respektimi i konfidencialitetit të të dhënave shëndetësore është një parim themelor në sistemet ligjore të të gjitha Palëve Kontraktuese të Konventës. Është e rëndësishme jo vetëm të respektohet ndjenja e privatësisë së një pacienti, por edhe të ruhet besimi i tij/saj në profesionin e mjekut dhe në shërbimet shëndetësore në përgjithësi. Pa një mbrojtje të tillë, ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore mund të parandalohen nga zbulimi i informacionit të një natyre personale dhe intime që mund të jetë e nevojshme për të marrë një trajtim të duhur dhe, madje, nga kërkimi i një ndihme të tillë, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.

    Referenca

    [1] KEDNJ është shkurtimi i përdorur në këtë tekst për Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Tekstin në gjuhën shqipe të KEDNJ mund ta gjeni në linkun vijues:

    https://www.echr.coe.int/documents/convention_sqi.pdf.

    https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

    [1] Kodi i Procedurës Penale (Ligj Nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar), aksesuar në:

    https://qbz.gov.al/previeë/b4819f4d-c246-49b3-87a9-2e6c8512c975.

    [1] Kodi i Procedurës Penale, nenet 34/b(1)(ç) dhe 46.

    [1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

    https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

    [1] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

    http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

    [1] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 41; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, nenet 102-103.

    [1] Po aty.

    [1] Për më tepër shih: Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, neni 104.

    [1] Raporte të ndryshme ndërkombëtare janë shprehur mbi trajtimin mjekësor të ofruar në institucionet e vuajtje së dënimve penale:

    • Raporti i Departametit Amerikan të Shtetit i vitit 2019 për të drejtat e njeriut për Shqipërinë shprehet se problemet serioze që hasen në kushtet e burgimit dhe paraburgimit lidhen me kushtet e këqia fizike dhe mungesa e trajtimit mjekësor, sidomos për kushte të shëndetit mendor, si dhe mjediset e mbipopulluara dhe korrupsioni. (…) Zyra e Avokatit të Popullit dhe organizatat joqeveritare raportuan se autoritetet i mbanin të burgosurit me paaftësi mendore në burgjet e zakonshme, ku aksesi në kujdes shëndetësor ishte tërësisht i pamjaftueshëm [Raporti 2019 i Departamentit të Shtetit “Raporti mbi të Drejtat e Njeriut 2019 – Shqipëria”, fq.3, aksesuar në: https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/2019-Albanian-HRR.pdf];
    • Raporti i Komisionit Evropian i vitit 2020 për Shqipërinë shprehet, ndër të tjera, se në përgjigje të rekomandimeve të bëra nga KPT (Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues) dhe Komisioni Evropian, qeveria ka filluar përgatitjen e planeve për krijimin e një instituti të veçantë për trajtimin e personave me sëmundje mendore në burg dhe ka rinovuar ambientet në burgun e Lezhës për të shërbyer si një institucion ndërmjetësues. për të trajtuar njerëzit me trajtim të detyrueshëm mjekësor në burgje [Raporti i Komisionit Europian 2020 për Shqipërinë, aksesuar në https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf];
    • Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT) në raportin e 3-të të përgjithshëm të tij shprehet gjithashtu se një nivel i papërshtatshëm i kujdesit shëndetësor mund të çojë drejt trajtimit poshtërues dhe çnjerëzor për të bugosurit apo paraburgourit, prandaj shërbimi shëndetësor në burg duhet të paktën të mund të ofrojë konsultime të rregullta ambulatore dhe trajtim urgjence (natyrisht, përveç këtyre mund të ketë shpesh një njësi të tipit spital me shtretër); (…) edhe shërbimet e një dentisti të kualifikuar duhet të jenë në dispozicion për çdo të burgosur [Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues ose Ndëshkimit (CPT), Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Burgje, Pjesë nga raporti i 3-të i Përgjithshëm, publikuar në vitin 1993, pikat 30 dhe 35, aksesuar në https://rm.coe.int/16806ce91b].

    [1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

    [1] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 39-48.2.

    [1] Kodi i Procedurës Penale (Ligj Nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar), aksesuar në:

    https://qbz.gov.al/preview/b4819f4d-c246-49b3-87a9-2e6c8512c975.

    [1] Kodi i Procedurës Penale, neni 239.

    [1] Bëhet fjalë për ligjin Nr. 44/2012 “Për Shëndetin Mendor” (ndryshuar me ligjin nr. 61/2013, datë 14.2.2013; nr. 20/2021, datë 15.2.2021), aksesuar në:

    https://qbz.gov.al/eli/ligj/2012/04/19/44/f6bc6052-b199-440d-9dcc-0117426b54bc;q=mendor.

    [1] Për më tepër shih: ligji Nr. 44/2012 “Për Shëndetin Mendor”, i ndryshuar, nenet 28-29.

    [1] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

    https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

    [1] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

    [1] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 47.1-47.2.

    https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

    [1] Marrë po aty: (…) Neni 3 i Konventës nuk mund të interpretohet sikur përcakton një detyrim të përgjithshëm për të liruar një të paraburgosur apo të dënuar për arsye shëndetësore ose për ta transferuar atë në një spital publik, edhe nëse vuan nga një sëmundje që është veçanërisht e vështirë për t’u trajtuar. Sidoqoftë, kjo dispozitë kërkon që Shteti të sigurojë që të para/burgosurit të mbahen në kushte që janë në përputhje me respektimin e dinjitetit njerëzor, që mënyra e ekzekutimit të masës mos t’i ushtrojë atyre ankth ose vështirësi të një intensiteti që tejkalon nivelin e vuajtjeve të natyrshme në para/burgim dhe që, duke pasur parasysh kërkesat praktike të burgimit, shëndeti dhe mirëqenia e tyre janë siguruar në mënyrë adekuate. Kështu, për shembull, në Serifis v. Greqisë, Gjykata gjeti se megjithë seriozitetin e sëmundjes nga e cila vuante aplikanti (paralizë dhe sklerozë të shumëfishtë), autoritetet kishin zvarritur dhënien e ndihmës së nevojshme gjatë ndalimit të tij që do të korrespondonte me nevojat e tij reale, të cilat i kishin shkaktuar ankth ose vështirësi me një intensitet që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjeve të natyrshme në paraburgim në kundërshtim me nenin 3 të Konventës. Në mënyrë të ngjashme, në Holomiov v. Moldova, 2006, Gjykata theksoi se çështja kryesore për vlerësimin e saj nuk ishte mungesa e kujdesit mjekësor në përgjithësi, por më tepër mungesa e kujdesit mjekësor të përshtatshëm për gjendjen e veçantë të kërkuesit. Në çështjen në fjalë, Gjykata vërejti në veçanti se, ndërsa vuante nga sëmundje serioze të veshkave që sjellin rreziqe serioze për shëndetin e tij, ankuesi ishte ndaluar për gati katër vjet pa kujdes të duhur mjekësor. Prandaj, ajo vërejti se vuajtjet e kërkuesit përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues në kuptim të nenit 3 të Konventës.

    Kjo platformë është përgaditur nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme” i cili financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.