Kushtet e Burgimit të

paraburgosurve dhe të

burgosurve

Kushtet e burgimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve: ajrimi, higjena, ushqimi dhe liria e fesë

Të paraburgosurit dhe të burgosurit, si rregull, vazhdojnë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore, me përjashtim të atyre që u janë marrë në mënyrë të ligjshme nga vendimet e dënimit ose vendosjes në paraburgim. Gjithashtu, për kufizimin e të drejtave të tyre merren në konsideratë edhe kritere si mosha, gjinia, gjendja gjyqsore (i pa/dënuar), gjendja fizike dhe shëndetësore etj. Këto kufizime duhen ushtruar në masën minimale të nevojshme dhe në përpjestim me objektivat legjitime për të cilat ato janë vendosur.

Ky punim paraqet në mënyrë të përmbledhur standartet e legjislacionit tonë dhe atij evropian për kushtet e burgimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve/burgosurve, si rregulla që lidhen me:

  1. ajrimin;
  2. higjenën;
  3. ushqimin;
  4. lirinë e besimit dhe ushtrimin e riteve fetare.

Standartet për ajrimin

Legjislacioni shqiptar parashikon që hapsirat e banimit të të burgosurve duhet të jenë të pajisura me dritare që mundësojnë ajrim të mjaftueshëm dhe ndriçim natyral normal për të lexuar e punuar. Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” [I], të burgosurve duhet t’u sigurohet, gjithashtu, energji elektrike e nevojshme për ndriçim dhe nevoja të higjienës personale. Ndërkohë që Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve [II] parashikon, ndër të tjera, se: [III]

të bugosurit kanë të drejtë të dalin në ajrim në mjedise të hapura çdo ditë të javës, përfshirë ditët e shtuna, të diela dhe festat zyrtare dhe jo më pak se dy orë në ditë;

mund lejohet dalja në ajrim shtesë në raste të veçanta ose për të sëmurët, me rekomandim të mjekut të institucionit të vuajtjes së dënimit;

të burgosurit që nuk punojnë jashtë dhe të gjithë të burgosurit e tjerë, në ditët që nuk punohet, kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim në mjedise të hapura jo më pak se 2 orë në ditë.

Rregullat Evropiane të Burgjeve [IV] gjejmë parashikimin se: [V]

në të gjitha ndërtesat ku të burgosurve u kërkohet të jetojnë, punojnë apo të mblidhen, dritaret duhet të jenë në madhësi të mjaftueshme për t’iu dhënë mundësi të burgosurve, ndër të tjera, për të lexuar ose punuar me dritë natyrale në kushte normale, të lejojnë hyrjen e ajrit të freskët, përveç rastit kur ka një sistem të përshtatshëm të ajrimit të kondicionuar dhe drita artificiale duhet të plotësojë standartet e njohura teknike.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për kushte dhe akomodim të përshtatshëm të të ndaluarve është edhe qasje e papenguar dhe e mjaftueshme në dritën natyrore dhe ajrin e pastër brenda qelive të tyre; lidhur me këtë aspekt GJEDNJ, në jurisprudencën e saj, thekson se një qasje e tillë nuk duhet të ngatërrohet me ekspozimin në kushte të papërshtatshme klimaterike të të burgosurve[VI]

Standartet për higjenën

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” [VII] dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve [VIII] përcaktojnë standarte për higjenën, disa prej të cilave pasqyrohen të përmbledhura në vijim: [IX]

të burgosurit i sigurohen mjediset dhe pajisjet e nevojshme për garantimin e higjienës personale;

vëmendje e veçantë u kushtohet të burgosurve me nevoja të veçanta shëndetësore, si dhe higjienës së të burgosurave gra dhe vajza;

shërbimet higjienike ndërtohen në mënyrë të tillë që të sigurojnë kushtet normale për jetesë dhe vendosen në mjedise të veçanta, të ndara nga mjediset e tjera ku zhvillohen veprimtari të përbashkëta dhe në raporte të përshtatshme me numrin e të burgosurve;

çdo institucion siguron shërbime periodike të mirëmbajtjes dhe pastrimit të mjediseve, të veshmbathjes, të pajisjeve vetjake, si dhe të kujdesit personal; [X]

në raste përjashtimore dhe për arsye të veçanta higjieno-sanitare, sigurimi i higjienës vetjake dhe kujdesit personal mund të ushtrohet në mënyrë të detyruar nga personeli i institucionit në bazë të kërkesës së shërbimit mjekësor dhe me urdhër të drejtorit të institucionit;

i paraburgosuri apo i dënuari është i detyruar të kujdeset vazhdimisht për higjienën dhe pamjen e pastër e të rregullt të tij, si dhe të mbajë pastër e të rregullt dhomën dhe mjediset e përbashkëta;

detergjentët pastrues e dezinfektues dhe mjetet e tjera për pastrim,sigurohen nga institucioni por u lejohet që të sigurojnë edhe vetë, me shpenzimet e tyre.

 

 

Rregullat Evropiane të Burgjeve [XI] parashikohet, ndër të tjera se: [XII]

të gjitha pjesët e burgut duhet të mirëmbahen dhe të mbahen të pastra në çdo kohë; kur të burgosurit pranohen në burg, qelitë ose strehimet e tjera për të cilat janë caktuar duhet të jenë të pastra; të burgosurit duhet të kenë qasje të gatshme në ambientet sanitare që janë higjenike dhe respektojnë privatësinë;

duhet të sigurohen ambiente të përshtatshme në mënyrë që çdo i burgosur të ketë një banjë ose dush, në një temperaturë të përshtatshme për klimën, nëse është e mundur çdo ditë, por të paktën dy herë në javë (ose më shpesh nëse është e nevojshme) në interes të higjienës së përgjithshme.

GJEDNJ, në jurisprudencën e saj, për çështjet e standarteve të lidhura me higjenën në institucionet e vuajtjes së dënimit gjejmë qëndrimet vijuese: [XIII]

qasja në pajisjet e nevojshme dhe lehtësirave për kushtet higjeno-sanitare, ka një rëndësi të madhe në mbarëvajtjen e dinjitetit personal të të bugosurit. Përveç faktit që higjena dhe pastërtia janë pjesë integrale e rrespektit që individët kanë për trupin e tyre dhe personat me të cilët ndajnë qelinë, ato gjithashtu, përbëjnë një kusht dhe nevojë për ruajtjen e shëndetit; [XIV]

koha e limituar për të bërë dush (për t’u larë), ndikon gjithashtu higjenën dhe mund të konsiderohet deri në masën e trajtimit degradues të të burgosuri.

Për rrjedhojë, mundësia për të bërë dush jo më shumë së një herë në dhjetë ditë apo 15-20 minuta një herë në javë, sipas jurisprudencës së gjykatës është konsideruar si e pamjaftueshme për mbarëvajtjen e duhur të higjenës personale;

masat paraprake të nevojshme sanitare duhet të përfshijnë gjithashtu masa kundër infektimit me brejtës, pleshtat dhe parazitë të tjerë. Masa të tilla përfshijnë mjete të mjaftueshme dhe të përshtatshme të dezinfektimit, sigurimin e produkteve pastruese, dhe kontrollimin e rregullt të qelive dhe në veçanti të rrobave të krevatit dhe dyshekëve, si dhe zonat e përdorura për mbajtjen e ushqimit, me qëllim parandalimin e sëmundjeve të lëkurës.

 Standartet për ushqimin

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” [XV] dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve [XVI] parashikojnë standartet vijuese për ushqimin e të paraburgosurve/dënuarve: [XVII]

të bugosurve dhe paraburgosurve duhet t’u sigurohet ushqim i shëndetshëm dhe i mjaftueshëm, i përshtatshëm për moshën, gjendjen shëndetësore, natyrën e punës, kushteve klimaterike, besimit fetar dhe nevojave të veçanta të tij;

i burgosuri që është i punësuar në punë të rënda, me sëmundje kronike, të burgosurës shtatzënë dhe të burgosurës që ka lindur fëmijë u sigurohet ushqimi sipas rekomandimit të mjekut;

të miturve u sigurohet një dietë ushqimore, në cilësi dhe sasi, që mban parasysh moshën, shëndetin, kushtet fizike, fenë, kulturën dhe aktivitetet, që ata kryejnë në institucion

ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm, i pasur me vlera ushqyese, të ndryshohet të paktën një herë në dy javë dhe t’u përshtatet kushteve klimaterike;

në raste të veçanta, të burgosurit mund të përgatisin dhe të konsumojnë ushqimin individualisht.

institucioni përgjegjës ka detyrimin të sigurojë në vazhdimësi ujë i pijshëm.

Rregullat Evropiane të Burgjeve [XVIII] parashikohet, ndër të tjera se: [XIX]

të burgosurit duhet të pajisen me një dietë ushqyese që merr parasysh moshën, shëndetin, gjendjen fizike, fenë, kulturën dhe natyrën e punës së tyre. Kërkesat e një diete ushqyese, përfshirë energjinë minimale dhe përmbajtjen e proteinave, përcaktohen në ligjin kombëtar.

Ushqimi përgatitet dhe shërbehet në mënyrë higjienike, tre vakte në ditë me intervale të arsyeshme ndërmjet tyre.

të burgosurit duhet të jenë në çdo kohë ujë të pastër të pijshëm.

GJEDNJ, në jurisprudencën e saj, shprehet se: [XX]

në rastin kur ushqimi i mundësuar për të burgosurin është qartësisht i pamjaftueshëm, kjo në vetvete ngre një çështje mbi nenin 3 të Konventës. Çështja e ushqyerjes në mënyrë të përshtatshme bëhet e domosdoshme në rastin e një nëne me gjidhënie të mbajtur në burg;

edhe refuzimi nga autoritetet përgjegjëse për t’i mundësuar një të burgosuri një dietë të veçantë, mund të ngrejë një problematikë në lidhje me ushqyerjen;

të burgosurit duhet t’i mundësohet ushqimi në përputhje me besimin fetar të tij/saj, pasi një mohimi tillë mund të përbëjë shkelje të të drejtës për të shprehur besimin sipas nenit 9 të Konventës.

Standartet për lirinë e besimit dhe ushtrimin e riteve fetare

 

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”[XXI] dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve[XXII] parashikojnë se, gjatë qëndrimit në institucion të dënuarit dhe të paraburgosurit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, kanë të drejtën e lirisë së besimit dhe ushtrimit të riteve fetare.[XXIII]

Ligji “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”  parashikon gjithashtu: [XXIV]

  • detyrimin e institucionit të vuajtjes së dëniimt që të sigurojë mjedise të veçanta për të lejuar praktikimin e fesë dhe ndjekjen e besimit fetar nga të burgosurit;
  • të burgosurit kanë të drejtë të të mbajnë libra që lidhen me fenë ose besimin
  • ata, gjithashtu, kanë të drejtë që të takohen me përfaqësues të komuniteteve fetare, të caktuar në marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe komuniteteve fetare të njohura ligjërisht.

GJEDNJ, në jurisprudencën e saj, ndërkohë që njeh rëndësinë e rregullit dhe disiplinës në institucionet e vuajtjes së dënimit, ka theksuar se:[XXV]

  • pamundësia e një të burgosuri për të marrë pjesë në ritet/shërbesat fetare mund të çojë deri në një “ndërhyrje” në të drejtën e tij për të manifestuar besimin ose fenë në kuptim të nenit 9 të KEDNJ.

Përmes jurisprudencës së saj GJEDNJ ka theksuar se çështjet e shkeljes të të drejtave të të burgosurve lidhur me nenin 9 të Konventës (liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë) mund të ngrihen në rast të situatave vijuese: [XXVI]

  • pamundësia e të burgosurit për të pasur takim me një prift a predikues tjetër të besimit të tij;
  • refuzimi nga administrata e burgut që të marrë parasysh kërkesat specifike për ushqimin e një të burgosuri;
  • ndëshkimi disiplinor i të burgosurit, i imponuar për shkak të manifestimit nga ana e tij të besimit fetar;
  • vendosja në burg e rregullave shumë strikte, të cilat mund të çojnë në ndryshimin e përkatësisë fetare të të burgosurve, si dhe mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve të ndryshme të burgjeve për regjistrimin e fakteve që lidhen me besimin fetar të të burgosurve.

Referenca

[I] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[II] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

[III] Për më tepër informacion shih: Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, neni 32.

[IV] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[V] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 27.1-27.7.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

[VI] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[VII] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

[VIII] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 35; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, nenet 34-36.

[IX] Sipas raportit të Komisionit për Parandalimin e Torturës (KPT) në burgun e Fierit dhomat e dushit në seksionin e vëzhgimit / izolimit ishin të rrënuara dhe të ndotura, gjithashtu vërejti se shumë qeli ishin të infektuara nga insektet. [Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues ose Ndëshkimit, CPT/inf (2019) 28: Raport për Qeverinë Shqiptare mbi vizitën në Shqipëri të kryer nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues ose Ndëshkimit (KPT) nga 20 deri më 30 nëntor 2018, faqe 31; link: https://rm.coe.int/168097986b].

[X] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[XI] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 11.1-11.7.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

[XII] Marrë po aty: mungesa e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare përbën një shkelje të detyrimit pozitiv që kanë autoritetet përgjegjëse në garantimin e një niveli minimal privatësie për të burgosurit sipas nenit 8 (e drejta për jetë private) të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

[XIII] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[XIV] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

[XV] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 36; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, neni 37.

[XVI] Bëhet fjalë për Rekomandimin Rec (2006) 2 të Këshillit të Ministrave për Vendet Anëtare mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve. Në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun vijues: https://Search.Coe.Int/Cm/Pages/Result_Details.Aspx?Objectid=09000016805d8d25.

[XVII] Për më tepër shih: Rregullat Evropiane të Burgjeve, pikat 22.1-22.6.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

[XVIII] Bëhet fjalë për Ligjin Nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”. Tekstin e plotë mund ta gjeni në linkun vijues:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200702104324ligj%20nr.%2081,%20dt%2025.6.2020.pdf.

[XIX] Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve mund të aksesohet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në linkun vijues:

http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=516.

[XX] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 50; Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, neni 23(9)(h).

[XI] Për më tepër shih: Ligji Nr. 81/2020, neni 50.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

https://www.echr.coe.int/Documents/Guide_Prisoners_rights_ENG.pdf.

Kjo platformë është përgaditur nga Qendra ALTRI në kuadër të projektit “Nxitja e standarteve Europiane në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për komunitet të qëndrueshme” i cili financohet nga Bashkimi Europian (BE) dhe zbatohet nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) në partneritet me Fondacionin Qendra Evropiane në Shqipëri.